Inter, për derbin kthehen dy lojtarë titullarë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më në fund lajme të mira për Interin dhe trajnerin Luciano Spalletti, i cili luan këtë javë dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, të enjten kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Europës dhe të dielën derbin kundër Milanit. Në prag të këtyre dy sfidave dhe me një skuadër të përgjysmuar nga mungesat, në klubin zikaltër shtohet optimizmi për rikuperimin e dy lojtarëve shumë të rëndësishëm, Marcelo Brozovic dhe Joao Miranda. Si mesfushori ashtu edhe mbrojtësi dolën të dëmtuar nga ndeshjet e fundit, por testet mjekësore japin shpresa se ata mund të jenë gati, të paktën për sfidën e rëndësishme në misionin Champions kundër Milanit. Në një njoftim të publikuar në adresën zyrtare në internet, Interi bën të ditur se rikuperimi i Brozovic dhe Miranda po shkon sipas parashikimeve dhe se ata pritet të bashkohen stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës. Lajme të mira këto për trajnerin Spalletti dhe tifozët zikaltër, që në tre ditë luajnë të gjithë sezonin. Ndërkohë, thuajse janë shuar shpresat për rikthimin e Mauro Ikardit për dërbin e Milanos. Sulmuesi argjentinas vazhdon të qëndrojë larg skuadrës, megjithëse palët po punojnë fort për të rindërtuar raportin e prishur, pas vendimit për t’i hequr atij shiritin e kapitenit.

 

Zjarr Tv Ad