Inter planifikon me sjell yje Botërore

0
1

E ardhmja e David Alabës është e gjitha për t’u shkruar. Mundësitë që të qëndrojë te Bajerni i Mynihut pakësohen çdo ditë që kalon. Kontrata në Bavari e mbrojtësit të majtë austriak skadon vitin e ardhshëm dhe prej disa kohësh mes klubeve të interesuara është edhe Interi. Ai që mendon të zbulojë finalen e kësaj historie, është Ivan Rexhani, ndërmjetës: “Nga sa kam mësuar, lojtari është në largim, – ka afirmuar për ‘Calciomercato.it’, – dhe Interi deri tani ka arritur diçka të rëndësishme. Mendoj se është arritur një kompromis i nënshkruar mes Interit dhe përfaqësuesve të lojtarit, ndaj ka shumë shanse që Alaba të vishet zikaltër”. PO MESI? – Pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit të Barcelonës, Bartomeu, spekulimet për të ardhmen e Lionel Mesit sa vijnë e shtohen. Sipas “TalkSport”, në rast se kapiteni do të vendosë që të mos e rinovojë kontratën me katalanasit pas vitit 2021, Siti është gati të përfitojë. Në rast se KAS do të rrëzojë pezullimin e tyre nga Europa, “Qytetarët” janë gati t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare prej 50 milionë eurosh në vit. Por ata do të kenë konkurrencën e Interit që dje lëshoi sinjale. “Ne duhet të pyesim Stiven Zhang nëse kërkon të bëjë një ofertë për të. Kompania jonë mund të ndihmojë, por nuk mund ta bëjmë vetëm”, konfirmoi Tronketi Provera, presidenti i kompanisë “Pirelli”, sponsorit gjeneral të zikaltërve.