Inter shfaq interes për mesfushorin e Barcelonës

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organika e Interit ka nevojë për prurje të reja dhe zikaltërit janë të gatshëm të ndërhyrjë fuqishëm në merkato.
Të drejtuar nga Beppe Marotta dhe me udhëzimet e teknikut Luciano Spalletti, Inter është futur në garë për një mesfushor. Emri që gjendet në listën e klubit zikaltër është ai i futbollistit të Barcelonës, Andre Gomes. Sipas “Sport”, Everton nuk është e gatshme të shpenzojë 25 milionë eurot e rëna dakord me Barcelonën, duke ngjallur interesin e klubit nga Milano.
Megjithatë, objektivi i parë i Interit është kualifikimi në Champions League dhe më pas futja fuqishëm në merkato.

Barcelona nënshkroi me Gomes nga Valencia në verën e vitit 2016, në një marrëveshje që kushtoi rreth 45 milionë euro. Ndërkohë, këtë sezon, Gomes u transferua te Evertoni në formulën e huazimit, duke bërë 25 paraqitje në të gjitha garat.

Zjarr Tv Ad