Interi, gjest shembullor : Ndihmoni shqiptarët pas tërmetit shkatërrues!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Solidaritet dhe mbështetje për tërmetin që përfshiu Shqipërinë më 26 nëntor kanë dhënë shumë institucione ndërkombëtare. Të shumtë kanë qenë edhe ekipet prestigjoze në kontinentin e vjetër si Milani dhe Malaga. Së fundmi, klubi i Interit i është bashkuar nismës për të mbledhur fonde për familjet e prekura nga tërmeti. Me nismë nga klubi zyrtar i Interit në Shqipëri, “Inter Club Albania”, vetë klubi zikaltër u ka dërguar të gjithë klubeve zyrtaret Interit në Europë dhe në Botë, nga një e-mail, që i fton të bashkohen në solidarizim. Në komunikimin e nisur nga Interi, është shënuar edhe një adresë ku të gjithë mund të bëjnë donacionet e tyre për familjet e prekura nga tërmeti.

LETRA NGA KLUBI I INTERIT

“Miredita,

Termeti qe ka goditur Shqiperine eshte nje tragjedi e vertete. Sot qe po flasim numri i viktimave ka shkuar ne 51. Numri i te lenduarve ka shkuar ne 2000. Mijera te tjere kane humbur shume nga jeta e tyre e nder to, edhe shtepine. Shume edhe anetaret zyrtar te klubit te prekur.

Per kete motiv Inter Club Albania, nje nga Inter Clubet me te medha ne bote ka vendosur qe te akivizohet qe ne momenti ne pare ne nje mbledhje fondesh qe mund te ndihmoje personat e prekur nga termeti.

E gjithe shuma qe do te mblidhet nga kjo nisme direkte e Inter Club Albania, do te shkoje ne favor te te prekurve dhe atyre te mbetur pa shtepi.

Ju ftojme per kortezi qe ta ndani kete informacion me te gjithe anetaret tuaj dhe ta shperndani kete link ne kanalet tuaja te rrjeteve sociale.

Faleminderit per mirekuptimin tuaj.”

Zjarr Tv Ad