Interi sistemon skuadrën duke mbyllur rinovimet

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konfirmohet rinovimi i Handanovic deri në vitin 2022 me pagesë që do të shkojë deri në 3.2 milionë euro në sezon bashkë me bonuse.

Vazhdon puna në kampin e Interit duke përfunduar rinovimet me lojtarët. Skuadra zikaltër ka “pastruar” fushën për Antonio Conte duke mos lënë asnjë çështje pezull, që tekniku të vendosi përfundimisht formacionin startues.

Pas rinovimit të D’Ambrosios deri më 2022 tani është rradha e Handanovic dhe Lautaro që të nënshkruajnë kontratën e re. Qëllimi i kësaj merkatoje për Interin është konsolidimi i një grupi sipas kërkesave të Antonio Contes duke mos pasur pikëpyetje mbi të ardhmen e lojtarëve.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishin pezull e ardhmja e 3 “shtyllave” të Interit Icardi, Brozovic dhe Skriniar, tashmë klima është e qetë.

Gjithashtu dhe tekniku Conte është më i qetë për skuadrën, pasi Handanovic do të qendrojë dhe për 2 sezone me një pagë deri në 3.2 milionë euro në sezon. Ndërsa Lautaro do të veshë fanellën zikaltër deri në 2024 me pagë deri në 3 milionë euro  sëbashku me bonuset.

Zjarr Tv Ad