INTERPOL e dërgon për votim aplikacionin e Kosovës – Pacolli i ka dy fjalë për Serbinë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka debatuar sot rreth aplikacionit të Kosovës dhe vendosi që dosja e Policisë të Kosovës të dërgohet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, që këtë vit do të mbahet në Kili.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është cilësuar me nivel të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avansuara.

“Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithësej 10 shtete pjesmarrëse në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithëshme”, shkroi Pacolli.

Ministri tutje, ka kërkuar nga Serbia që t’i thërret zërit të arsyes dhe të mos veprojë me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë.

“Prandaj, urojmë që edhe Serbia të i thërrët zërit të arsyes dhe mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqës dhe sigurisë. Do të ishte primitive dhe jashtë çdo logjike pengimi dhe lobimi kundër antarësimit të Policisë së Kosovës në organizatën nderkombëtare të Interpolit, dhe në anën tjetër të flasësh për paqe dhe siguri”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

Zjarr Tv Ad