INTERPOL jep ALARMIN: Një burrë në kërkim për shpërthimin në Turqi, fshihet në këtë shtet ballkanik

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet turke kanë shpallur në kërkim një burrë të dyshuar si organizator i sulmit në sheshin Taksim të Stambollit që i shkaktoi vdekjen 6 personave dhe la të plagosur 82 të tjerë.

Një grua u arrestua ditën e sotme, e dyshuar se është personi që u kap në kamerat e sigurisë duke lënë çantën me lëndë eksplozive pranë disa vazove me lule në shëtitore.

Tashmë një burrë që dyshohet se ka bashkëpunuar me të është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se fshihet në Bullgari, por INTERPOL ka njoftuar të gjitha vendet fqinje të Turqisë, përfshi edhe Greqinë.

Gruaja kurde e arrestuar nga autoritetet turke pranoi se ishte trajnuar për përdorimin e lëndëve ekspolozive, ndërsa autoritetet turke fajësojnë militantët kurdë që ndodhen në Ayn al-Arab në veri të Sirisë.

Megjithatë deri tani militantët e PKK/YPG së turke nuk e kanë marrë përsipër sulmin.

Zjarr Tv Ad