Interpol Tirana: Gjatë 24 orëve kryhen 2 ekstradime për krime për kundër personave

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 2 ekstradime, për autorë për krime kundër personit.

Interpol Tirana ekstradoi drejt Italisë, shtetasin në kërkim ndërkombëtar A.Rr., 23 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Cuneo, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit me burg për veprat penale “Vrasja dhe vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Interpol Tirana ekstradoi nga Franca, shtetasin K.S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale,” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Interpol Tirana vijon punën në bashkëpunim të ngushtë me homologët për identifikimin dhe kapjen e personave të shallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

 

Zjarr Tv Ad