Intervista- Berisha flet për herë të parë për listat e PD-së dhe ndikimin e tij

0
839
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar të flasë situatën aktuale të PD-së e për përplasjet e mëdha brenda saj, të cilën ai vetë e ka drejtuar për një çerek shekulli.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Lutfi Dervishi e cila do të trasmetohet e plotë ditën e premte në TVSH, ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Dervishi në lidhje me konfliktet e brendshme në PD.

Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirtte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë”,- i ka thënë ai Dervishit.

Në lidhje me listat e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, Berisha ka deklaruar se Basha ka të drejtë të ketë listën e tij.

Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”,- është shprehur Berisha.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit të cilët kërkuan largimin e Bashës nga PD-ja, dhe se me kë është në këtë konflikt e a mbështet ai Bashën pa kushte, Berisha i është anashkaluar pyetjes duke u shprehur se nuk ka asnjë koment.

Më tej, pyetjes së gazetarit Dervishi se çdo të ndodhë me Bashën nëse humbet do të largohet a jo, ish-kryeministri ka deklaruar se është zgjedhje e Bashës dhe se nuk është kriter që nëse humbet largohesh.

Kryetari aktual ka përcaktuar që do të bëjë zgjedhjet e partisë. Kjo ishte një zgjedhje personale. Ky kriter nuk është i domosdoshem për të gjithë”,-tha Berisha.

Zjarr Tv Ad