Invalidët e punës në protestë te Ministria e Financave: Na keni diskriminuar…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata e invalidëve të Punës është ngritur në protestë përpara Ministrisë së Financave për të kërkuar të dëgjohen nga qeveria për kërkesat e tyre për indeksimin e ndihmës ekonomike.

Një prej përfaqësuesve të invalidëve të punës tha se ka munguar dialogu me qeverine dhe se nuk kane marrre asnje pergjigje deri me tani per 12 shkresat qe kane depozituar.

“Kemi kaq kohë që na diskriminojnë. Kemi kërkuar me kohë se jemi përjashtuar nga rimbursimi i energjisë elektrike.

Ministria e Financave nuk ka pranuar asnjëherë të ulet me ne. Dialogu social që ka munguar totalisht. Ne që kemi punuar në miniera askush në kolltuqet e tyre kanë gjetur mundësinë për të mos marë mundimin. Kemi dërguar 12 shkresa, e fundit në shtator, asnjë përgjigje. Dinë të shkruajnë se FB e përdorin, por nuk duan, Ky është përcmimi që na bëjnë.

Na është premtuar 1 mijë lekëshi që në 2013, akoma ska asnjë diskutim.

Sot kemi rrjedhje të ndihmës së paaftësisë me 8 milion e 6 mijë lekë në muaj.

Po këto zotërinjtë si nuk u vjen pak zor? E keni parë që rimburson disa kompani për kryerjen e shërbimeve e shërbimet nuk i kryen, a u vjen zor të rimbursosh hekurin e cimenton?

Po ne që kemi kontribuar një jetë të tërë? Po siguracionet tona?

Këto burokratë dinë vetëm t’i hipin avionave.

Na diskretituat, na cuat fëmijët jashtë shtetit, vetëm për pagat. Mos abuzoni me te drejtat tona”.

Zjarr Tv Ad