“Nuk kemi ça ju gënjejmë më”, kështu u shpreh Kordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik në Bashkinë Fier, Neritan Bocova.
Zjarr Televizion kontaktoi me Bocovën për të kërkuar informacion në lidhje me projektin “Rikonstruksioni i rrugës ‘Dervish Hekali’, i hapësirave përreth saj dhe rehabilitimi i fasadave”, realizuar në vitin 2016.
Pas përfundimit të këtij projekti, ne na ka ardhur një denoncim nga një qytetar, i cili shpreh shqetësimin se Bashkia e Fierit, godinën e ish-ATV-së nuk e kishte rikonstrukturuar, ashtu sikurse ndërtesat afër saj.
Në përgjigjen e Bashkisë Fier citohet se ky projekt është realizuar dhe financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, gjë që është refuzuar nga ky i fundit.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit na vuri gjithashtu në dispozicion të gjitha projektet e realizuara nga ky institucion gjatë vitit 2016 dhe citon se ky projekt nuk është realizuar nga ata por nga Bashkia Fier.
Pas këtij emaili, ‘Zjarr Televizion’, kontaktoi sërish me Kordinatorin për Njoftimin dhe Konsultimin Publik në Bashkinë Fier, i cili u shpreh se ka dhënë një përgjigje dhe nuk ka çfarë gënjen më në lidhje me këtë projekt.
Më poshtë të gjitha materialet e përftuara gjatë këtyre ditëve:
Përgjigja e Bashkisë Fier:
Emaili nga Fondi Shqiptar të Zhvillimit:
Projektet e realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vitin 2016: