INVESTIGIMI/ Superskandali i korrupsionit në doganën e Durrësit përfshin edhe skanerin e kontrollit të mallrave: 50, jo 5 mijë për tre

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Superskandali i korrupsionit në doganën e Durrësit përfshin edhe skanerin e kontrollit të mallrave. “Siguria në kufi është një nga sfidat e sigurisë me komplekse dhe kritike që qeveritë hasin në ditët e sotme”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në faqen e saj zyrtare në përpjekje për të propaganduar shërbimin e skanerit.
Por, skaneri në portin e Durrësit nuk fut ujë vetëm në kokainën e fshehur në arkat me banane, të cilat nuk zbulohen, pasi për çdo deklaratë doganore duhet paguar ryshfeti. Në videon që “News 24” disponon, shihet doganieri i skanerit Elton Hamzai, i cili e orienton subjektin që bën procedurën e skanerit se ku të lejë bakshishin. Biseda është aq e lirshme sa kuptohet se kemi të bëjmë me një sjellje normale, ku subjektet private duhet të paguajnë haraçin për të kaluar mallrat në doganë, si në import ashtu dhe në eksport.

Qytetari: Për atë “Fusion” që iku.

Doganieri i skanerit

Elton Hamzai: “Fusion”?

Qytetari: Po (i jep lekët).

Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Hë mo, leje aty po hë. A mbaroi?

Qytetari: Po, po mbaroi. Mirupafshim!

Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Kalofsh mirë!

Panorama.al

Zjarr Tv Ad