Investigimi”Le Parisien”:Banda shqiptare e prostitucionit/ Shfrytëzonin afro 600 vajzave nga Europa Lindore

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

300 qytetarë të një zone administrative të Parisit kanë nënshkruar një peticion për goditjen e një bande shqiptare të prostitucionit. Rrjeti që u godit pjesërisht të martën po zhvendoset nga jugu i vendit dhe po u merr me dhunë konkurrencën e vajzat edhe klaneve të tjera.

Bandat shqiptare të prostitucionit po pushtojnë Parisin 10 vite pas dëbimit nga kryeqyteti francez.

Një investigim i gazetës vendëse “Le Parisien” tregon se rrjeti po drejtohet nga pasardhës të klanit “Përlesi” dhe vëllezërit Peqini, të dënuar me burg në vitin 2002 për shfrytëzimin seksual të afro 600 vajzave nga Europa Lindore.

Viktimat mësohet se blihen në komunitetet e varfra rome në Shqipëri dhe vendet fqinje.

Më pas dërgohen për të praktikuar profesionin ilegal në Francë, Belgjikë, Gjermani, Itali apo Spanjë.

“Këto dy-tri vitet e fundit,” tregon një hetues francez, “kemi venë re se shqiptarët i janë kthyer dhunshëm aktivitetit të prostitucionit, kryesisht në jug. Tani po e zgjerojnë tregun përditë e më shumë drejt Parisit ku po sulmojnë konkurrencën dhe po u marrin vajzat klaneve të tjera,” shton oficeri i specializuar në trafikimin e qenieve njerëzore.

Banda e protektorëve shqiptarë ka shqetësuar 300 qytetarë të zonës administrative 12 në Paris, të cilët i kanë drejtuar një peticion policisë të ndërhyjë.

Shumë prej tyre ankohen se pas orës 22:30, furgonë të huaj zbresin vajza nga Europa Lindore për t’u prostituar, ndërsa në mëngjes, gjejnë të hedhura në rrugë mjetet ruajtëse nga shtatzënia.

Mësohet se çdo muaj viktimat u sigurojnë protektorëve deri 10 mijë euro.

Në rast mosmarrëveshjesh, vajzat digjen me cigare, në trupat e tyre tatuazhohen pseudonimet e krerëve të bandës, ose rrihen dhe kërcënohen familjarisht.

Një pjesë e rrjetit të prostitucionit u arrestua të martën nga policia franceze.

Përhapja e tyre mbetet shqetësim edhe për vende si Britania e Madhe, ku bandat shqiptare mësohet se kontrollojnë rreth 75% të tregut të Londrës.

Zjarr Tv Ad