Investim 1.4 milion euro, Urgjencës Kombëtare i shtohen edhe 20 ambulanca me të gjitha aparatet jetëshpëtuese

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

20 ambulanca të reja me pajisje moderne i janë shtuar Urgjencës Kombëtare.

Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo flotë është planifikuar që të ndahet aty ku ka problematika dhe për të rritur mbulesën e vetëqëndrimeve në Tiranë, teksa tha se është investim me 1.4 milion euro.

“Flota e re sapo ka mbërritur. Është një investim prej 1.4 milion euro. 20 autoambulanca të reja të mirë-pajisura me të gjithë aparaturat jetëshpëtuese. Është planifikuar të ndahet aty ku ka patur problematika. Kjo flotë do shkojë për të rritur mbulesën  e vetë-qëndrimeve në Tiranë. Më shumë se 100 autoambulanca të investuara deri më tani”tha Manastirliu në fjalën e saj.

“ Vazhdojnë investimet për fuqizimin e Urgjencës Kombëtare, me zgjerimin e flotës në territor me 20 autoambulanca të reja, si edhe për modernizimin Spitalit të Traumës, të cilin ndërhyrjet e reja do ta ngrenë në nivelin më të lartë bashkëkohor” shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”, teksa ndanë pamjen nga ambulancat e reja.

Zjarr Tv Ad