Vojo Bregu ish kandidat për deputet i LSI në një lidhje Skype për Fax Neës tha se është ndërhyrë në farën e domates sa i përket bujqësisë në vend, dhe se Ministria akoma nuk e ka zbardhur cështjen duke e lënë situatën të përkeqësohet.
Bregu tha se nga raporti i BE ka rezultuar se ndihmë financiare nga shteti për fermerët është diku te 13 milionë euro, ndërkohë që Ministrja e Bujqësisë ka deklaruar se janë 100 milionë euro investim, gjë që rezulton gënjeshtër.
Sipas Bregut Shqipëria duhet minimalisht të ishte si Kosova sa i përket shifrës së investimeve në bujqësi, me rreth 50 milionë euro por mesa duket financat nuk shkojnë më shumë se 14 milionë euro në vit.
“Ka vetëm një raport nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe deri në këtë moment përvec dy specialistëve që kanë thënë që është e pakuptueshme dhe sot fermerët nuk kanë përgjigjie për këtë problem.
Një farë që vitin e shkuar ka pasur një veprimtari, problem është që është nderhyre në të, ky 3 milionsh që është shtuar. Ministria nuk i ka kushtuar fare vëmendje, ende fermerët janë në anktg për përgjigjie.
Problematikat e fermerëve me farat, në vetvete është nga më të mirat por ka ndërhyrje. Shteti nuk kishte dijeni për këto problematika, ministria është rregullatori dhe të ngrinte një grup pune serioz pa konflikt interesi për ta zbardhur ku ka ndodhur kjo ndërhyrje.
Përgjegjësit në terren duhet të kontrollonin. Fakti që ministria nuk po përgjigjet nuk do të thotë se u zgjidh por po agravon.
Nëse është firrma fajtore do ti dëmshpërblejë, nëse janë farmacitë dhe ato njësoj,ndërsa nëse provohet shkencërisht që fajin e kanë fermerët atëherë qeveria i udhëzon për ta kapërcyer.
Është thënë në progress raportin e BE qe Shqipëria nuk ka regjistër fermash që do të thotë ministrja ka gënjyer hapur. Ministrat i mëshojnë faktit qe me 100 milionë euro po ndihmojnë bujqësinë, nuk shkon më shumë se 14 milionë në fakt.
Në progress raport thuhet se ndihma e qeverisë nuk është direkte për sektorin e bujqësisë,ka 8 vite që Shqipëria shkon nga 10 deri në 13 milionë euro, dhe Kosova e ka deri në 50 milionë euro investim.
Fermerët duhet të përfitojnë fonde direkte, minimalisht sa ndihma që i jepet Kosovës. 7 deri në 8 milionë këtë vit do shkojë për naftën e fermerëve dhe kjo ndihmë është thuajse e papaërfillshme.
Me këtë gjë situata ka shumë gjasa të përkeqësohet dhe blegtoria është me shifra alarmante”-tha Bregu.