Investimet strategjike, Kushtetuesja nuk pranon të shqyrtojë kërkesën e PD-së për Komision Hetimor

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit për Investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë.

Kujtojmë se pas rrëzimit në Kuvend, deputetët demokratë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Me anë të kësaj kërese, Gjykatës Kushtetuese i kërkohej që të shprehej se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese.

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre i janë dhënë miqve të Ramës.

Kujtojmë se në seancën plenare të 23 qershorit Kuvendi rrëzoi me 74 vota kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Zjarr Tv Ad