Irani kërcënon Britaninë pas konfisikimit të cisternave të naftës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Teherani do të hakmerret ndaj konfiskimit të cisternave nga ana e autoriteteve britanike.

Khamenei e cilësoi konfiskimit si “pirateri”.

“Republika Islamike dhe forcat e saja të përkushtuara nuk do ta lejojnë këtë djall pa një përgjigje”, citojnë mediat iraniane Khamenein.

Cisternat iraniane u kapën me ndihmën e Marinës Britanike jashtë Gjibraltarit për shkak të dyshimeve se ishte duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian, duke dërguar naftë në Siri.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se Britania do të “lehtësonte lirimin” e cisternës, nëse Teherani garanton se ajo nuk do të udhëtonte për në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Khamenei tha gjithashtu se Irani do të vazhdojë të zvogëlojë angazhimet e veta në kuadrin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila kanë dalë Shtetet e Bashkuara duke ri-vendosur sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

Teherani kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të pasuruar uraniumin mbi kufijtë e vendosur nga marrëveshja, për t’i bërë presion vendeve evropiane ta ndihmojnë vendin pas sanksioneve të SHBA-së.

Khamenei akuzoi partnerët evropianë të marrëveshjes se nuk po përmbushin detyrimet e tyre.

Vendet evropiane i kanë bërë thirrje Iranit, të mbetet i angazhuar ndaj marrëveshjes, dhe të ndryshojë kursin në të kundërten do të përballet me pasoja.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja e vitit 2015, i mundëson Iranit të ketë armë bërthamore.

SHBA-ja e akuzon Teheranin si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në rajon.

 

Zjarr Tv Ad