Irani mohon sulmet ndaj disa rafinerive të naftës në Arabinë Saudite

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara dhe Irani vijojnë kundërdeklaratat për sulmet ndaj bazave të naftës në Arabinë Saudite. Palët zyrtarisht mendojnë se për pasojë mund të anulohet edhe një takim që presidenti Donald Trump dhe homologu Hasan Ruhani pritej të mbanin në OKB këtë fundmuaj.

Irani ka mohuar autorësinë e sulmeve të fundjavës ndaj disa rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

Por presidenti, Donald Trump, dhe anëtarë të Kongresit amerikan fajësojnë Teheranin, megjithëse shprehen të përmbajtur për acarimin e situatës në konflikt luftarak.

“Kemi disa opsione në dorë, por duhet ta sqarojmë përfundimisht se kush e kreu sulmin përpara se të vendosim ç’duhet bërë. Mund t’ju them se aleatët tanë sauditë kërkojnë mbrojtjen tonë,” deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Rreth 9 mijë kilometra më në lindje, në kryeqytetin e Turqisë presidenti iranian, Hasan Ruhani, përkrah liderëve Rexhep Taip Erdohan dhe Vladimir Putin përsëriti se vendi i tij nuk ka lidhje me sulmin.

“Populli i Jemenit po ushtron të drejtën legjitime të vetëmbrojtjes. Këto janë sulme reciproke,” u shpreh Ruhani, duke iu referuar fushatës ushtarake të ushtrisë saudite kundër rebelëve të Jemenit.

Sipas presidentit Putin, theksoi se mbretëria arabe mund të ishte mbrojtur më mirë nëse do të posedonte sistemet kundërajrore ruse, me të cilat janë pajisur Irani dhe së fundmi edhe Turqia.

Ndërkohë ushtria saudite njoftoi se dronët luftarakë që bombarduan bazën e hidrokarbureve në vend nuk ishin lëshuar nga Jemeni, por me gjasë nga Irani.

Sulmet kanë ulur rendimetin e gjigantit saudit të naftës, Aramko, i cili aktualisht ka shkurtuar prodhimin ditor përgjysmë me gati 5,7 milionë fuçi naftë.

Si pasojë vijojnë të luhaten edhe çmimet e naftës bruto në tregjet globale.

Zjarr Tv Ad