Irani mund të prodhojë armë bërthamore

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Irani ka vënë në përdorim centrifuga më të avancuara për pasurimin e uraniumit në nivele të mjaftueshme për të prodhuar armë bërthamore, një veprim që përbën një tjetër shkelje për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Lëvizja e Teheranit zytar shihet si një tjetër veprim hakmarrës ndaj Shteteve të Bashkuara të cilat kërkojnë një akord të ri për kapacitetet nukleare të Republikës Islamike.

Autoritetet iraniane janë shprehur se 40 centrifuga të reja janë operacionale dhe se do të vendosen në përdorim. Këto instalacione, e pasurojnë uraniumin në pikën që mund të përdoret për prodhimin e energjisë, por edhe për të krijuar armë të shkatërrimit në masë. Në këtë mënyrë, Irani ka shkelur dy pika të marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë ndërkombëtare.

Tashmë pritet të shihet mënyra se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara. Palët kanë patur një përshkallëzim të tensionit në muajt e fundit, në kushtet kur Irani rrëzoi një dron amerikan pranë hapsirës së tij ajrore, ndërsa Presidenti Trump anuloi vetëm në momentet e fundit një bombadim që kishte si objektiv një bazë iraniane.

Gjithashtu, Presidenti i Iranit, në një deklaratë të bërë së fundmi, përjashtoi mundësinë e uljes në tryezën e dialogut. Nga ana tjetër, vendet e tjera që kanë firmosur marrëveshjen, përfshirë Francën, Britaninë, Gjermaninë, Kinën dhe Rusinë, po bëjnë përpjekje për të mbajtur akordin në jetë. Gjithsesi, në qasjen e ekspertëve, kjo do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, pasi sanksionet amerikane e rëndojnë ndjeshëm gjëndjen ekonomike të Iranit.

Zjarr Tv Ad