Irani paralajmëron Britaninë për agravim të situatës

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Londra ka dënuar konfiskimin e anijes së saj në Gjirin Persik nga Teherani duke theksuar se ka qenë duke operuar në mënyrë ligjore në territorin e Omanit, kur u rrethua nga forcat iraniane.

Komentet vijnë pas lansimit të një videoje nga Garda Revolucionare e Iranit, ku shihen duke e rrethuar cisternën e naftës.

Ngjarjet e fundit në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme të tregtisë ujore në botë, ka ngritur tensionet në mes të Teheranit dhe Perëndimit, gjë që ka rritur frikën për ndonjë konflikt të mundshëm të armatosur.

Sekretarja e Mbrojtjes në Britani, Penny Mordaunt, tha se konfiskimi i anijes Stena Impero, ka qenë “veprim armiqësor”, derisa sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt u shpreh i zhgënjyer gjatë një telefonate me homologun iranin, Mohammad Javad Zarif.

Zarif i tha Huntit se anija – për të cilën Irani thotë se ka shkelur ligjet ndërkombëtare – duhet të kalojë nëpër procedura ligjore para se të lirohet.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit janë acaruar pas konfiskimit nga autoritetet britanike të cisternës Grace 1 që kontrollohej nga Irani më 4 korrik, nën dyshimet se po bënte bartjen e naftës në Siri, në kohën e sanksioneve nga shtetet evropiane.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kishte thënë se Teherani do të hakmerret ndaj konfiskimit të cisternave nga ana e autoriteteve britanike.

Cisterna iraniane dhe ekipi i saj vazhdojnë të jenë nën kontrollin e autoriteteve të Gjibraltarit, derisa Stena Impero e Britanisë është duke u mbajtur nga autoritetet iraniane.

 

Zjarr Tv Ad