Irani paralajmëron për kundërpërgjigje të vendosur ndaj çdo agresioni

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Irani paralajmëroi të shtunën se do të reagojë ashpër ndaj çdo agresioni të mundshëm kundër tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi i tha agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim se Irani nuk do të lejonte shkeljen e kufijve të vet. Ai tha se “Irani do t’ë bënte ballë me vendosmëri çdo agresioni apo kërcënimi nga Amerika”.

Ministri britanik për Lindjen e Mesme, Andrew Murrison shkon të dielën në Teheran për bisedime me zyrtarë iranianë. Ai do të bëjë thirrje për “qetësim urgjent të gjendjes në rajon”, si edhe do të diskutojë lidhur me kërcënimin e Iranit për t’u tërhequr nga marrëveshja për armët bërthamore nga e cila dolën Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte hequr dorë nga një goditje ushtarake ndaj Iranit sepse një përgjigje e tillë ndaj rrëzimit të dronit amerikan nga ana e Teheranit, do të shkaktonte humbjen e jetës së një numri të madh njerëzish.

Në një sërë postimesh në Twitter, presidenti Trump tha se sanksionet ekonomike ndaj Iranit, po jepnin efekt dhe sanksione të tjera ishin vendosur të enjten vonë, pas shkatërrimit të dronit amerikan nga një raketë iraniane tokë-ajër.

Zoti Trump tha se plani kishte qenë për të goditur tre objektiva të ndryshme në përgjigje të rrëzimit të dronit dhe se i kishin thënë se 150 vetë do të kishin humbur jetën si pasojë e tyre dhe për këtë arsye ai ishte tërhequr.

Vendimi amerikan për t’u tërhequr nga goditjet ushtarake ndaj Iranit, duket se shmanj një konflik të mundshëm të armatosur që do të përfshinte pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

 

Zjarr Tv Ad