Irani sfidon SHBA-të: Nuk i marrim leje askujt për raketat bërthamore

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu I shtetit akuzoi Uashingtonin per konspiracione kundër Iranit, i cili po shënon 40-vjetorin e Revolucionit Islamik.

HASSAN ROUHANI

PRESIDENT I IRANIT

Gjatë këtyre 40 vjetëve, e sidomos gjatë pesë vjetëve të fundit, kapacitetet ushtarake të Iranit kanë habitur botën. Sot, 85% e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake në vendin tonë bëhen nga industria jonë. Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë leje nga askush për të ndërtuar lloje të ndryshme të raketave dhe do të vazhdojmë rrugën tonë drejt fuqizimit tonë ushtarak. Populli iranian ka dhe do të ketë disa vështirësi ekonomike për shkak të sanksioneve, por ne do t’i kapërcejmë problemet duke ndihmuar njëri-tjetrin.

 Qindra-mijëra ushtarë, pjesëtarë të policisë, klerikë dhe qytetarë të zakonshëm mbushën rrugët e qyteteve të Iranit për të kujtuar 11 shkurtin e vitit 1979, dita e rrëzimit  nga pushteti të monarkut që mbështetej nga SHBA-ja, Reza Pahlavi. Njerezit mbanin pankarta ku shkruhej: “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit” dhe “40 vjet sfidë, 40 vjet të mposhtjes se shteteve te bashkuara.Edhe Bashkimi Europian  I ka bëre thirrje Teheranit që të ndërpresë programin bërthamor.

 

Zjarr Tv Ad