Irena Beqiraj: Një lapsus që gajas , por një kosto më shumë për fermerët!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Irena Beqiraj

Nje lapsus qe gajas, por nje fjali qe dhemb!

Lapsusi i Ministres së Buqësisë ishte titull në çdo portal. Por fjalia e saj “është e rëndë të thuash se rritja e çmimeve nuk ka ardhur nga lufta” vlen të diskutohet më shumë se lapsusi njerëzor .

E them këtë se ministrja e Buqësisë është ndër të paktat ekonomiste me përvojë që ka kabineti qeveritar. Të bindësh veten edhe pastaj publikun “që rritja e çmimeve ka ardhur vetëm nga lufta” nuk i shkon arsyetimit të një ekonomisti mediokër jo më një ministri.

Besoj se ministrja e di që Inflacioni është si temperatura e trupit – nuk është një shkak, por një simptomë e problemeve të mundshme themelore. Pra për ta trajtuar siç duhet atë, së pari duhet të bëre një vlerësimin i saktë klinik i arsyeve që e kanë shkaktuar këtë situatë.

Që pas rihapjes së ekonomive pas bllokimeve të COVID, inflacioni filloi të bëhej një problem. Shenjat e para te inflacionit kanë filluar në Mars të vitit 2021 edhe që prej tetorit 2021 , ka nisur diskutimi nësë inflacioni ishte tranzitor apo do të qëndronte gjatë . Mjaftuan vetëm 2 muaj edhe në Dhjetor 2021 optimizmi ra . Bankat qëndrore duke përfshirë edhe Bankën Qëndrore Shqiptare , e hoqën nga narrativat e tyre fjalën “tranzitor” edhe pranuan që inflacioni do të qendronte mes nesh deri në 2023. Thënë këtë

Pyetja që duhet të shqetësonte çdo ekonomist politikëbërës që prej mesin të 2021 (edhe Ministren e Buqësisë) ishte përcaktimi i arsyes së rritjes së inflacionit. A u rrit ai si rezultat i stimulit të tepërt monetar, apo ishte ringjallja e kërkesës globale e cila tejkaloi aftësinë e furnitorëve për të përballuar kërkesën (e ashtuquajtura “çarje apo pengesë” e zinxhirit të furnizimit), e cila u kombinua edhe me rritjen e mprehtë të çmimeve të energjisë , shkaqet që ushqyen inflacionin?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve përcaktojnë edhe mjetet me të cilat përballohet situata . Fjalia e pare e ministres më shqëtesoi pikërisht sepse tregonte mungesën e kësaj analize . Tregoi mohimit e shkaqeve të inflacionit, edhe rrjedhimisht pamundësi për ta kontrolluar .

Ndërkohë që Ministrja deklaronte që çmimet janë rritur për shkak të luftës , duke e konsideruar të rëndë  çdo pohim tjetër , Banka e Shqipërisë rriti normat e interesit . Shkaku inflacionit i përshkruar nga ministrja , nuk “mjekohet” me rritjen e normave të interesit. Kjo mospërputhje shkaqesh me mjetet e përdorura do të ndikojë tek fermerët, të cilët jo vetëm janë në kushtet e shtrenjtimit apo edhe mungesës së lëndës së parë , por tani e tutje do të përballen edhe me rritjen e kostos së borxhit . Ndihma shtesë nga shteti është 500 milion lekë. Ndërsa u gajasëm me lapsusin e saj, nga sot kemi shtuar një kosto më shumë për fermerët.

Zjarr Tv Ad