Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nuk ndalet Irina Jovanka. Ajo është miss-i serb që u ‘masakrua’ nga media e vendit të saj pasi bëri shqiponjën me duar. Konkurrentja e “Miss Freedom of The World” që u mbajt në Prizren ishte e ftuar bashkë me përfaqësueset e shteteve të tjera në emisionin “n’Kosovë Show”.Jovanka guxoi akoma më shumë këtë herë, duke kënduar këngën emblematike shqiptare “Xhamadani vija vija” dhe duke puthur flamurin e Kosovës.Irina Jovanka i habiti të gjithë duke folur shqip, kur e pyetur nëse e kishin mirëpritur shqiptarët, ajo u përgjigj: “Po, me respekt edhe është shumë mirë.”