Iris Luarasi: Tani e kuptoj pse njerëzit duan të punojnë në shtet

0
426
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Opinion në Tv Klan”, tha se modeli i krijuar në administratën publike shpjegon edhe arsyen përse shumë qytetarë kërkojnë që të punojnë në shtet dhe jo në privat.

“E vetmja gjë që kam kuptuar unë me këtë historinë është që kjo është arsyeja pse njerëzit duan që të punojnë në shtet. Se ti shikon pafund njerëz që ka vend pafund nëpër privat dhe nuk i preferojnë vendet e privatit edhe pse janë me rroga shumë herë më të mira, por shikon njerëz që tentojnë pafund që të punojnë në shtet.

Edhe këto dy ditë kam thënë në fakt që tani e kuptova pse njerëzit duan të punojnë në shtet sepse modeli është që ti hyn me 1 shtëpi dhe del me 7 shtëpi. Për hir të së vërtetës jo çdo person i administratës publike ka mundësi të bëhet milioner, të dali me shtëpi etj. Ka njerëz që punojnë me ndershmëri edhe me dedikim”, tha Iris Luarasi.

Zjarr Tv Ad