Irlandë e Veriut, miratohet ligji që lejon martesat gay

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti britanik votoi të martën, në favor të një plani që do të detyronte qeverinë të legalizojë martesat midis gjinisë së njëjtë në Irlandën e Veriut, nëse deri më 21 tetor, nuk arrihet të formohet qeveria e re në Belfast.

Irlanda e Veriut është e vetmja pjesë e Mbretërisë së Bashkuar ku nuk lejohet martesa ndërmjet çifteve të së njëjtës gjini shkruan REL. Më parë këtë vit, mijëra njerëz marshuan nëpër Belfast, për të kërkuar njohjen e martesës ndërmjet qifteve homoseksuale.

Përpjekjet e mëparshme për të nxjerrë ligje, për martesën mes gjinisë së njëjtë, janë bllokuar nga partia Unioniste Demokratike (DUP), një aleat i rëndësishëm i kryeministres britanike në largim, Theresa May, pavarësisht se anketimet e opinionit, në vitet e fundit, kanë treguar se pjesa më e madhe e rajonit e përkrahin një gjë të tillë.

Grupet e avokimit i kanë bërë thirrje qeverisë që të anashkalojë asamblenë lokale të Irlandës së Veriut dhe të përfshijë legjislacionin në parlamentin britanik.

Irlanda e Veriut është pa institucion ekzekutiv që nga viti 2017, pasi nacionalistët irlandezë të partisë, Sinn Fein, u tërhoqën nga qeveria me DUP-në pro-britanike.

Bisedimet për të formuar ekzekutivin rifilluan në maj, pas një ndërprerjeje prej më shumë se një viti, por nuk kanë bërë përparim të dukshëm.

 

Zjarr Tv Ad