Ironi me zjarrin në Notre Dame

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit “jelek-verdhë” u kthyen të shtunën në rrugët e Parisit me synim për ta rigjallëruar lëvizjen e tyre, pas rënies së mbështetjes që nga koha kur ajo filloi. Me pankarta në duar ku ishin shkruar parulla në lidhje me zjarrin që përfshiu katedralen Notre-Dame, disa protestues shprehën neveri që lëvizja e tyre me karakter ekonomik që filloi si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit, nuk mori të njëjtin nivel donacionesh bujare nga elita e vendit.
Zjarri shkatërrues në katedralen Notre-Dame të hënën e 15 prillit, një nga monumentet më të dashura të Francës, shkaktoi pikëllim kombëtar dhe i nxiti familjet dhe korporatat e pasura franceze të dhuronin rreth 1 miliard euro për rindërtimin e saj.
Për shkak të zjarrit, presidenti Emmanuel Macron anuloi fjalimin e parashikuar për prezantimin e politikave të reja të formuluara gjatë disa muajsh takime në mbarë vendin.
Takimet e quajtura “Debati i Madh” u organizuan si përgjigje e protestës së “jelek të verdhë”. Pallati Elysee njoftoi se presidenti Macron do t’i prezantojë politikat e reja në një konferencë shtypi më 25 prill.

Zjarr Tv Ad