Ironia e Bushatit: Leila mund të thotë se Teatri duhet shembur, Palmer se nuk merret me krizën…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Andi Bushati ironizon ndërkombëtarët: Mund të dalë Leila të thotë se Teatri duhet shembur, pastaj Palmer të thotë se nuk merret me krizën…

Duke ironizuar ndërkombëtarët për heshtjen që po mbajnë ndaj zhvillimeve të fundit në Teatrin Kombëtar, analisti Andi Bushati, në një status në profilin e tij në facebook shkruan se përfaqësuesja e SHBA, nuk ka patur asnjë prononcim për këtë çështje, apo për çështje të ngjashme të aferave korruptive të qeverisë, duke konfirmuar traditën se asgjë e cila dëmton qeverinë, nuk mund të jetë në fokusin e ndërkombëtarëve.

Bushati thotë me ironi, se mund të dalë Leila, duke iu referuar Leyla Moses Ones, për të deklaruar se Teatri duhet shembur.

Deklaratën e saj mund ta pasojë Palmer, i cili thotë se SHBA nuk merret me krizën në Shqipëri.

Pra, amerikanët, pasi të thonë se çfarë duhet të bësh, në fund deklarojnë se nuk merren me krizën në Shqipëri.

 

Zjarr Tv Ad