Ironia e deputetit me Ramën/ Mbahu kalorës së i duhesh Rilindjes

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Lefter Maliqi nuk e ka ndalë sulmin ndaj Edi Ramës, që kur ky i fundit vendosi të refuzojë dekretin e presidentit dhe të kërkojë të bëjë zgjedhje në 30 qershor.

Pasi mori pjesë në protestën e 9-të kombëtare në 21 qershor, Maliqi sot ka bërë ironi me Edi Ramën.

‘Mbahu Kalorës se i duhesh Rilindjes dhe jo PS’, shkruan Lefter Maliqi në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:

Mbahu Kalorës se i duhesh Rilindjes dhe jo PS. TTT ja bënë Kalorësi ne fushaten e tij te deshtuar e fasade. T-ja tregon qe je bere tellall dhe gazi i botes..Kurse Th.Th.Th-ja jote tregon Thellimin e krizes dhe perplasjes civile ku po con vendin.

TTT tregon dhe trurin qe duhet ti therrasesh sa sështe vone ! Th.Th.Th-ja tregon thashethemet e fundit se po ta fusin servilat qe mban afer dhe po të cojnë drejt deshtimit fatal.

Mgjse bënë mirë të shohesh filmin arritën Titanët. TTT,ThThTh ,Ciu Ciu e Tao Tao refreni yt si iso labce.

Mbaje veten Trim mos qaj se lotet ste bejnë mire,shendeti mbi të gjitha se karriget dihet sjanë tonat.

 

Zjarr Tv Ad