Ironia e Dylgjerit: Nxis këdo që të regjistrohet, për Ambasador i SHBA në Tiranë!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme në një reagim për Zërin e Amerikës në edicionin shqip,  e ngarkuara me punë, Leyla Moses-Ones, në ambasadën e SHBA në Tiranë bëri thirrje dhe nxiti këdo që mendon të kandidojë, që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Këtë thirrje publicisti, Ylli Dylgjeri, e a komentuar në mënyrën e tij sarkastike duke kërkuar që të gjithë ata që mendojnë ndryshe në vendin tonë, të përgjigjen nëpërmjet reciprocitetit.

Sipas Dylgjerit, meqenëse ambasada amerikane në Tiranë nxit kandidatë dhe forca politike që janë kundër zgjedhjeve fasadë që po përgatit Rama në 30 qershor me opozitë të klonuar, atëherë është e drejtë dhe reciproke që edhe ai të bëjë një thirrje për të nxitur këdo që mendon se mund të bëjë punën e ambasadorit në këtë seli. Kujtojmë se ky post është ende vakant, që nga koha e largimit të ambasadorit Donald Lu.

Zjarr Tv Ad