Ironia e gazetarit: Ende pa dalë rezultati në Tiranë, 500 policët bashkiakë u kthyen në detyrë si ‘bletët punëtore’…

0
381
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dy muaj pushime me ‘detyrim’ sot janë kthyer në detyrë policët e bashkisë së Tiranës, për të vendosur gjobat.

Gazetari Artan Hoxha me një status në rrjetet sociale, ironizon këtë fakt.

Nuk zhgënjejnë kurrë. Ashtu si ju kisha paralajmëruar… Ende pa dale rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e kryeqytetit, 500 policët bashkiake, pas dy muajsh ‘agjërimi’, me në fund u kthyen në detyre si ‘bletët punëtore’’, shkruan Hoxha.

Reagimi i gazetarit Artan Hoxha:

5 maj 2023….mëngjes herët…

Nuk zhgënjejnë kurrë.

Ashtu si ju kisha paralajmëruar…

Ende pa dale rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e kryeqytetit, 500 policët bashkiake, pas dy muajsh ‘agjërimi’, me në fund u kthyen në detyre si ‘bletët punëtore’…

Dhe çfarë të kthyeri?!

Më të etur se kurrë, me ato gjobat fap e fap e fap….

Me ato blloqet ‘bukuroshe’ te gjobave ngjyre mavi, të cilët i ka zënë myku sepse nuk i kanë hapur prej muajit mars….

Shyqyr që u kthyet në detyrë, se na kishte djegur malli. Pa ju qyteti dukej si jetim, si i shkrete…

Tani e dini vete detyrën.

Jini vetvetja.

Bëni më të mirën që të na plasni buzën dhe shpirtin për katër vitet në vazhdim…

Tashmë ia keni marrë dorën, e dini që mallkimet e këtij populli nuk u zënë….

Zjarr Tv Ad