Ironia e ish-ministrit socialist: ‘Rama transparent me popullin si fotoja e tij nudo në plazh’

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elmaz Sherifi, ish-deputet socialist, një nga eksponentët më të lartë socialistë në qeverisjen Nano, ka sulmuar ashpër nëpëmjet një statusi në profilin e tij në facebook, qeverisjen moniste që Edi Rama po i bën vendit.

Duke cituar fjalët e Ramës që do të ikte nga pushteti kur të donte ai dhe jo kur të donin shqiptarët, Sherifi ironizon se Rama është më transparent se kurrë me popullin

“Eshte trasparent” !

Rama gjithenje ka qene transparent, ashtu si fotografia nudo ne plazh me femren qe ia ka bere burrin minister. Meta e nxorri nga “kriza” duke deklaruar athere, se per nje “artist” ishte normale !

Edi u be kryetar i Partise Socialiste duke deklaruar se nuk ishte politikan. Artist e duan socialistet, dhe ai po e realizon qeverisjen, sipas shijeve te tij artistike, te materializuar ne pikturat e tij qe zbukurojne zyren e kryeministrit.

Sa erdhi ne qeveri zbukuroi godinen e qeverise, pa projekt, pa fonde te parashikuara ne buxhetin e shtetit, pa tender dhe pa e deklaruar asnjehere cili i kreu punimet. Me ate veprim dha orjentimin si do qeverisej  Shqiperia nga ministrat e tij dhe u krijua Modeli i Ri i qeverisjes deri sa mberriten te PPP qe jane Piramida e Sudes !

Kur mori mandatin e dyte me 2017 u tha shqiptareve se qeveria e tij do te ikte jo kur te duan shqiptaret,por kur te doje ai. Le te behen protesta.Ai nuk ka vendosur te iki.

Deklaroi se do beheshin zgjedhjet vendore edhe pa dekret. Na u kryen.

Tani nuk do te kete as veteqeverisje vendore. Rama po jep porosi se cili do te hiqet nga bashkite e cili do te mbetet ! Doni me per Belulin ? Eshte trasparent !

 

Zjarr Tv Ad