Ironia e Jul Dedës: Arritja më e madhe e qeverisë në këto tetë vjet është takimi me Leonardo DiCaprio

0
358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Samitin e Klimës “COP26” në Glasgow të Skocisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me aktorin e njohur amerikan, Leonardo DiCaprio. Ishte Rama ai që ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet teksa bisedon me aktorin 46-vjeçar.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë Rama kësaj foto. Ndryshe, Leonardo DiCaprio njihet si një ndër figurat botërore që është mjaft i zëshëm sa i përket ngrohjes globale dhe ruajtjes së ambientit.

Aktori i humorit Juljan Deda ka ironizuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale pikërisht takimin e kryeministrit Rama me aktorin DiCaprio ku shkruan se ky takim është arritja më e madhe e qeverisë në këto tetë vjet.

Postimi i plotë nga Jul Deda:

Arritja me e madhe e qeverise ne keto tete vjet eshte takimi me Leonardo DiCaprio dhe ajo foto me te, e cila i shkrep para se Edi t’i prezantohej. Pra Leo, ne momentin e fotos nuk e kishte idene me ke po fliste, sa e mori vesh dha urdher te gjendej fotografi per te fshire foton.

P.s. Tani te shohim sa filma do luaj Leo pas fotos me tersin e madh….!

Zjarr Tv Ad