Ironia e Kryemadhit për Portin e Durrësit: Si do bëhet transporti i mallrave me satelitët apo dronët e tij?

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi dje në parlament sa i takon projektit të Portit të Durrësit se kryeministri Edi Rama nuk firmos, por detyron dy femra që nuk munden ta refuzojnë.

Nuk ka munguar ironia e Kryemadhit, e cila pyeti se si do bëhet transporti i mallrave me satelitët apo dronët e tij.

Sot ajo thekson se Porti i Durrësit i votuar dje nga deputetët e verbër të mazhorancës, është preludi i një afere kriminale kundër shqiptarëve, por që do të ndëshkohet!

POSTIMI I PLOTË:

Fjala ime dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Shqiptarët e dinë se kur Edi Ramës i merret fryma duke mbrojtur një ligj, është sepse aty ka planet e veta financiare.

Sa herë mbron deri në mbarim fryme një biznes privat dhe harton ligj special për të, të gjithë e dinë se ka pas plane kriminale.

E njëjta gjë ka ndodhur me inceneratorët!

Porti i Durrësit i votuar dje nga deputetët e verbër të mazhorancës, preludi i një afere kriminale kundër shqiptarëve, por që do të ndëshkohet!

Zjarr Tv Ad