Ironia e Manjanit: Absurditeti në bunkerin e SHQUP nuk ka fund

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Absurditeti në bunkerin e SHQUP nuk ka fund. U thonë korçarëve antiamerikanë..

Ejjj, korçarëve që janë me pasaporta amerikane në xhep!!! Ndërkohë vetë SHQUP-sat zgërdhihen për të marrë një vizë amerikane. Si legena bëjnë. Çdokush jashtë PD ka marrë anë. Me anëtarët e PD apo me bunkerin. Edhe Yuri Kim, që e ka me detyrim të jetë e paanshme, ka marrë anë. Ama disa deputetë të PD janë të paanshëm në partinë e tyre… Janë si vëzhgues të OSBE.

Qesharakë! A njeh dikush ndonjë parti opozite që blindon selinë për të mos lejuar anëtarët e vet të hyjnë brenda?! Po ndonjë kryetar opozite që e ruan garda dhe policia e pushtetit nga anëtarët e partisë së vet?! Po ndonjë njeri që deklaron se nuk njeh rojen që e ruan në zyrë, makinë, rrugë e shtëpi, a keni parë gjëkundi?!

Më vjen keq për disa prej tyre që që ende i shërbejnë Nul absurdit. Nuli që zyrtarisht deklaron se “nuk i njeh”. Ua shumëzon mundin me zero. Apo nuk shquhet për mirënjohje Ai…!!! Nul hesapi. Absurditete pa fund…

Dhe mos harroni, se 7×7=42. Mos u duket më absurde, se Nuli është vetë absurdi. Ky është rasti kur e ardhmja është Nul.

Zjarr Tv Ad