Ironia e Manjanit: Pse nuk reagon asnjë Ambasadë për këtë terror?

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministri Ylli Manjani duke komentuar protestën e sotme të opozitës ka ironizuar paralajmërimet e policisë për akte dhune.

Sipas Manjanit, dhunën e vërtetë e realizoi pushteti duke paralizuar çdo shërbim.

Manjani shtron pyetjen se pse nuk reagon asnjë Ambasadëpër këtë terror.

Postimi i plotë në fb

Sa për saktësim.

Protesta e sotme ishte e DHUNSHME!

Policë të acaruar që kishin humbur çdo komunikim njerëzor ishin gjithandej.

Roje private te sigurisë kyçnin dyert e bisnesve e bankave se kishte urdhëruar policia.

Njoftime mediatike e statuse gazetarësh me porosi nga policia për fuqinë e madhe të lendëve helmuese që zotëronte policia, e gatshme për ti hedhur njerëzve.

Bllokim rrugësh kombëtare dhe gjoba pa shkak ndaj shoferëve të mjeteve të transportit masiv drejt Tiranës.

Tela me gjëmba e gardhe të sajuara në parlament e kryeministri.

Blinda policie të parkuara buzë rrugëve kryesore rreth Bulevardit.

Ushtarë të gardës me maska nëpër tarraca.

Dhe bllokimi i valëve të telefonisë, pronë publike kjo, me urdhër privat!

E për çfarë gjithë kjo dhunë?! Se dorëzoi Opozita mandatet!

E gjithë kjo dhunë nuk denoncohet nga asnjë ambasadë…

As dëmtimi i pasurisë publike (valët e komunikimit) nuk denoncohet…

Po nuk u denoncua kjo lloj dhune, kur kërcet pushka është vonë. Ska më kuptim denoncimi…

Zjarr Tv Ad