Ironia e Metës për minishengenin: Çdo iniciativë pozitive kur prodhon më shumë rezultate se debate

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Tiranë sot mbahet takimi i tretë në kuadër të minishengenit ballkanik. Kryeministri Rama do të presë presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zaev. Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në Samit,  ndërsa pjesë  e tij nuk janë as Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në përgjigje të interesit të mediave për këtë çështje refuzoi të përfshihet në debatin e hapur tashmë mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, por nuk la pa thumbuar këtë iniciativë.

Meta: Nuk kam asnjë koment paraprak. Çdo takim, çdo iniciativë rajonale është pozitive sidomos kur prodhon më shumë rezultate sesa debate.

Takimi në Tiranë është i treti në kuadër të minishengenit ballkanik pasi atij në Novi Sad dhe Ohër.

Zjarr Tv Ad