Ironia e Patozit për Zgjedhjet në PD: Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër, çuna rëndësi ka pjesëmarrja…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patoz, ka komentuar me nota ironie fitoren e thellë të Lulzim Bashës, në Zgjedhjet brenda së djathtës shqiptare që u zhvilluan ditën e dielë.

“Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet inxhinieri I manipulimit. Basha, po ashtu, i mund pastër rivalët e vet në PD, ndonëse kjo konsiderohet si maskaradë zgjedhore. Por edhe “të mundurit” e tij do të fitonin thellë me ndjekësit e tyre në FB, gjithmonë, nëse do të ishin vetëm ata që do të votonin.

Ndërkohë që secili prej këtyre të fundit ndjehet pa asnjë dyshim Zot, kur shkon në shtëpinë e vet, sepse e vë në rresht gruan bashkë me fëmijët, në shumicën e rasteve pa asnjë kontestim rezultati.

Rëndësi ka pjesëmarrja çuna, se të tjerat rregullohen. Nuk prishemi asnjëherë për termat. Fituesit le të flasin për demokraci funksionale, ndërsa të mundurit janë të lirë të ankohen për autokraci, madje edhe për diktaturë, po nuk u mjaftoi llogaria.

Puna është si të shtyhen ditët deri në zgjedhjet e tjera, secili sipas rangut, mjafton që të kesh dikë poshtë vetes”.

 

Zjarr Tv Ad