Ironia e Vasilit: President, Rama e paska mbaruar ‘me sukses’ integrimin që në 2018!

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, ka shprehur dyshimet e tij se mesazhet që Presidenti Ilir Meta po ia dërgon në vazhdimësi Kryeministrit për ta angazhuar në zgjidhjen e krizës politike, po dëgjohen nga Rama. Vasili e ka gjetur edhe shpjegimin pse sipas tij, Rama i ka hapur me kohë negociatat dhe nuk ka ndonjë ngut për 19 tetorin. Në një mesazh të publikuar sot në Fb me një video, Vasili shprehet:

“Druaj se Presidenti po flet kot! – dhe Vasili publikon videon e fjalimit të Ramës. –  Përse është kaq i preokupuar Presidenti se do të ngelet sërish në vjeshtë qeveria dhe në 19 tetor për integrimin europian?- vazhdon ai më tej. –  Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses të plotë integrimin europian që në 27 qershor 2018 bile ka marrë dhe datën, sigurisht imagjinare.

Edi Rama u ka ndarë edhe dekorata ambasadorëve për këtëe sukses të paparë. Ndaj, i nderuar President vëri në punë këshilltarët e tu. Meqë ata nuk të informojnë, po jua tregoj unë edhe me video këtë sukses, që Kryeministri e ka arritur me kohë dhe që ju nuk e keni marrë vesh akoma,” e përfundon po me ironi, qendrimin e tij, nënkryetari i LSI.

 

Zjarr Tv Ad