Ironia “therëse” e protetuesit: Po u arrestova sot, i kam të sigurta 3 vakte

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme përballë kryeministrisë, duke kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Njëri prej protestuesve ka bërë thirrje për lirimin e personave që u arrestuan gjatë protetsës së djeshme, teksa me ironi ka thënë se edhe po u arrestua sot, atëherë 3 vakte do i ketë të sigurta në burg.

“Jemi vendi më i vjedhur. Duhet të dalim në protestë masive dhe të ngremë zërin për ata të rinj që u arrestuan mbrëmë padrejtësisht, ku ngritën zërin për të drejtat e tyre.Turp, turp, turpv! Unë po u arrestova, 3 vakte i kam të sigurta. Kjo nuk është një meme, është një fatkeqësi”, u shpreh ai.

Njëkohësisht protesta po zhvillohen edhe në shumë qytete të tjera të vendit, ku qytetarët kanë bllouar rrugët dhe janë përplasur edhe me forcat e rendit.

Zjarr Tv Ad