Ironizon Spahiu: Ndërtuesit do dëmshpërblehen si Basha më vonë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se sekuestrimi i ndërtimeve pa leje nuk ka asnjë vlerë nëse biznesin e lejon të vazhdojë aktivitetin.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se zgjidhja e këtyre rasteve është të paralizohet juridikisht subjekti shkelës.

Sipas tij ndërtuesi i objektit të konfiskuar sot në mes të Tiranës do ta fitojë çështjen në gjyq dhe do dëmshpërblehet shumëfish.

“Ky person do fitojë çështjen në gjykatë dhe jo për 4 po për 14 kate do dëmshpërblehet. Do shpërblehet si Lulzim Basha në Vlorë. Rama e nisi me tritol ndaj ndërtimeve pa leje në 2013 nga Tirana në Vlorë, por a ka pyetur njëri çfarë është bërë me këto çështje në gjykatë”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad