Ish-agjenti Special i FBI-së do jetë këshilltar i Byrosë Kombëtare të Hetimit/ Ambasadorja Yuri Kim prezanton Steve Butler

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Struktura shqiptare (BKH) e cilësuar si FBI-ja shqiptare do të ketë këshilltar një ish-agjent Special të FBI-së së vërtetë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, prezantoi dje Steve Butler, ish-agjentin Special Mbikëqyrës të FBI- së, i cili do t’i bashkohet ekipit shqiptar që do të luftojë kor- rupsionin. Ish-agjenti Special i FBI-së do të veprojë si këshilltar në institucionin e ri të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila bashkëpunon me SPAK-un dhe mbështetet nga SHBA-ja. Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane  njoftoi se kryediplomatja Kim ishte takuar me ish-agjentin dhe objekt bisede kishte qenë  lufta ndaj korrupsionit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara  ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish-agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK-ut në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe  ekspertizës këshilluese”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ndërkohë, vetëm 10 ditë më parë, 27 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit nisën punën, pas muajit të parë të trajnimit bazë. Nëntë prej tyre u vendosën në OPGJ- në e ish-Krimeve të Rënda, 4  në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Kukës, 3 në Prokurorinë e Përgjithshme. Rrugëtimi i 27  hetuesve të FBI-së Shqiptare filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit tetor të vitit 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një  verifikim të gjerë të figurës.

Ndërsa më pas, iu nënshtruan trajnimit për “Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”, trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA), si dhe trajnimin me Byronë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI). Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila mbas një kohe të gjatë e vetme  në detyrë kryeson një institucion, që përfundimisht bëhet funksional dhe vendoset nën urdhrat e SPAK-ut. Anëtarët e BKH-së do të rekrutohen dhe monitorohen për dy vite  nga ekspertët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zjarr Tv Ad