Ish-ambasadori Amerikan Arvizu kundër Yuri Kim: Drejtuesin e opozitës e vendosin shqiptarët, jo Washingtoni!

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexander Arvizu, ka dhënë një intervistë për televizionin Euronews në Shqipëri, ku ndër të tjera komentoi ngjarje politike në vend dhe shpalljen non-grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.  

Arvizu tha se nuk ka informacione të detajuara për vendimin e DASH ndaj Berishës, pasi ai nuk ka më akses në informacione të brendshme.

Por, ai deklaroi se drejtuesit e qeverisë dhe të opozitës, mund të zgjidhen dhe caktohen vetëm nga shqiptarët dhe jo nga Washingtoni apo çdo vend tjetër. 

Kjo deklaratë vjen pasi ambasadorja Yuri Kim, ka kërkuar vazhdimisht largimin e Sali Berishës nga politika dhe njeh si kryetar në detyrë të PD-së, Enkelejd Alibeajn, një deputet i kësaj force politike, i cili nuk është zgjedhur nga asnjë institucion i partisë dhe nuk gëzon mbështetjen e anëtarëve të kësaj partie. 

Arvizu nënvizoi disa herë se shqiptarët duhet të trajtohen me respekt dhe se kanë të drejtë të zgjedhin udhëheqësit e tyre. 

“Unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam akses në informacion. E rëndësishme është të tregosh respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë të respektohen.
Edhe pse një vendim që merret nuk është gjithmonë i duhuri, njerëzit e kuptojnë domethënien e tij.

Sa i takon opozitës, mendoj se është me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se këdo që zgjidhni për qeverinë dhe opozitën, nuk është vendim për SHBA-të dhe BE-në, por për Shqipërinë. Është qeveria juaj dhe opozita juaj.

Ne e vlerësojmë miqësinë dhe mbështetjen që shqiptarët japin në SHBA. Ndaj duhet të japim opinion me respekt.

Por, këto lloj vendimesh, se kush është në opozitë dhe kush duhet të jetë në qeveri, i takon shqiptarëve dhe jo Washingtonit apo Brukselit”, deklaroi ish ambasadori. 

Arvizu shtoi se opozita shqiptare nga viti 2015 ka qenë e përçarë dhe “thuajse e thërrmuar”. 
“E kuptoj kthimin e zotit Berisha.

Që kur kam lënë Shqipërinë në vitin 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore, nuk ka qenë konstruktive, thuajse është thërrmuar dhe përçarë. Kjo i ka hapur rrugë zotit Rama dhe socialistëve të konsolidojnë pushtetin”, tha ai. 

Zjarr Tv Ad