Ish-arbitri i Kosovës, Hajriz Hajdari fyen rëndë shqiptarët: Për lekë i shesin gratë edhe tek serbët!

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-arbitri i Kosovës, Hajriz Hajdari, së fundmi ka bërë një deklaratë ndaj shqiptarëve, e cila nuk është pritur mirë, për shkak të akuzave të hedhura.

I ftuar në një emision sportiv në Kosovë, Hajdari ka sulmuar ashpër shqiptarët, teksa është shprehur se këta të fundit “i shesin gratë për serb”.

Sipas tij, shqiptarëve u intereson vetëm leku, duke pretenduar se këta të fundit “shesin” gratë në shtetin e Serbisë për të përfituar para.

Hajdari shton se tashmë “duhet të mësohemi me këto gjëra”, duke iu referuar kështu kosovarëve, për të mbështetur idenë e tij mbi shqiptarët.

Hajriz Hajdari: U intereson në Shqipëri, u intereson leku. Nuk i intereson njeriu mandej se ça bën tek bën… këta dhe gratë po i shesin, për serb i shesin! E gratë po i shesin dita ditës. Nuk është ndonjë telash i madh. Këta lidhin e familjen me të. Na duhet të mësohemi me këto gjëra. Ne ende i marrim lojtarët e Shqipërisë, ata llogariten si lojtarët tanë. Tashmë nuk e di…

Një deklaratë e tillë, mund të ketë ardhur e si një reagim ndaj gazetarit sportiv shqiptar, Ervin Baku, i cili doli në një lidhje të drejtpërdrejtë me një bluze që përmbante simbolet e Serbisë. Ky i fundit mori shumë kritika dhe kërcënime për jetën, të cilat i denoncoj pranë autoriteteve.

Zjarr Tv Ad