Ish banori i “Big Brother” 7, Valer Kolnikaj, në një rrëfim në “S’e luan topi”, ka zbuluar se Luiz Ejlli në të vërtetë është ngë Dukagjini ndërsa thotë nga Shkodra, pasi e ka kompleks. Kolnikaj tha se nëse do të ishin në një edicion, atëherë do e kishte shëruar Luizin. Modeli dhe ish-lojtari i “Big Brother” u shpreh se në jetë është mësuar që të mos tundohet nga mashtruesit dhe gënjeshtarët.
“Thonë jam nga Shkodra për t’u dukur pak interesant, sepse e ka kompleks të thotë jam nga Dukagjini. Një personazh si Luizi nuk e kam fare në listë, sepse unë jam mësuar në jetë të mos tundohem nga mashtruesit, gënjështarët, fare fare.
Madje mund të them që një mjek ka mundësinë që ta kthej në gjendjen e tij origjinale, që të mos gënjej dhe të mos i bëj këto mashtrime, të luaj pa ofendime. Kjo është pjesë që mua nuk më pëlqyer. Po të isha brenda, do e kisha shëruar, kjo është pak por e sigurtë”, tha Valeri.
Më herët ai ka thënë se prej vitesh është drejtor në një qendër shëndetësore dhe punon gjithashtu edhe në Reç, ku herë pas here ka vizita edhe nga të burgosurit.