Ish-deputeti apel Metës:”Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare,u shòkova nga vdèkja e djalit 29-vjeç”

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, përmes një statusi në rrjetin e tij social, i ka kërkuar presidentit Meta të mbledh urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtar. Rasti i vdèkjes së 29-vjeçarit në spitalin COVID2 si dhe mungesa e informacionit për atë çka ndodhi nga ana e autoriteteve shtetërore, pqëbëjnë një nevojë urgjentë për mbledhjen e Këshillin të Sigurisë Kombëtare sipas Biberaj.

Ish-deputeti gjithashtu shton se duhet të bëhet transparencë për atë çfarë po ndodh në spitalet COVID dhe këtë ai e sheh të realizueshme vetëm përmes ndërhrjes së presidentit Meta, pasi qeveria e papërgjegjshme e ka zhyt situatën në një terr informativ.

Postimi i plotë: Te dashur miq,
Sot ne mengjes u shokuam nga lajmi se nje i ri 29-vjecar, i cili po kuroj nga Covid-19 ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, ishte hedhur ne mengjes heret nga ballkoni dhe kishte humbur jeten. Pa gjykuar dhe as paragjykuar askend, do te thoja se dikush duhet te mbaje pergjegjesi per vdèkjen e ketij te riu, pasi jeta e njeriut ne Shqiperi cdo dite e me shume po behet gjeja me pa vlere.

Nga qeveria dhe institucionet perkatese mungon komplet transparenca, ka nje terr te pashembullt informativ, askush nuk jep asnje lloj informacion se cfare ndodh realisht atje brenda ne spitalet Covid, pasi sipas familjareve te te semureve kush hyn atje nuk del dot me. Cdo dite shohim familjare qe denoncojne sjelljen e institucioneve qeveritare, qe ankohen, qe interesohen per te afermit e tyre qe i kane ne keto spitale, por qe nuk marrin asnje lloj pergjigje dhe informacioni, pa ditur nese ata jane gjalle apo jo!?

Sipas medias ne keto spitale mungojne edhe kushtet elementare, nuk ka ilace, respiratoret me shume nuk punojne sesa punojne, nuk ka personel te mjaftueshem mjekesor, e keshtu me radhe. Eshte edhe nje fakt shume domethenes dhe trondites, qe te gjithe ata te ashtuquajtur “VIP-a” te pushtetit dhe te parase, te infektuar me Covid, qe per etike nuk po u’a permend emrat, jane kuruar ne shtepi ose jashte duke shmangur spitalet tona publike!?

Gjykoj se ne kete situare teper te renduar, kur papergjegjshmeria e qeverise eshte ne nivelet maksimale, dhe gjithcka eshte lene ne meshire te fatit, i vetmi institucion qe duhet dhe mund te reagoje konform kushtetutes dhe kompetencave ligjore, eshte Presidenti i Republikes, i cili duhet te mbledhe urgjentisht Keshillin e Sigurise Kombetare per te analizuar situaten dhe marre masat perkatese. Ne te njejten kohe i bej thirrje Presidentit te Republikes qe te krijoje nje komision hetimor per rastin e fundit dhe jo vetem, per te hetuar, monitiruar dhe kontrolluar se cfare po ndodh ne spitalet e Covid.

Ky kryeminister totalisht i pandjeshem dhe i papergjegjshem dhe kjo qeveri cete hajdutesh ne ikje, nuk perjashtohet mundesia sipas analisteve, qe per interesat e tij politike dhe te mafies financiare, te synoje mbylljen perseri ne vjeshte “meqenese rastet po shtohen”, gje qe do te ishte perfundimisht shkaterruese per kete vend! Dhe kjo duhet parandaluar sot, pasi neser mund te jete teper vone, por mbi te gjitha eshte jeta dhe siguria e qytetareve shqiptare qe sot jane lene ne meshirene fatit, dhe dikush duhet t’u dale zot!

Zjarr Tv Ad