Ish-deputeti Bllako u kthye në burg/ “‘Arrest me burg’ dhe ‘arrest shtëpie’ e njëjta gjë”, avokati: Gjykata ka kthyer fabulën popullore; ik se të vrava, zbrit se të vrava!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u kthye në burg për çështjen e inceneratorëve, avokati i tij, Sokol Azizaj, në një komunikim për mediat tha se nuk ka akoma në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ai tha se nuk priste që gjykata të jepte këtë vendin, duke shtuar se në këto kushte masa ‘arrest me burg’ dhe ‘arrest shtëpie’ janë e njëjta gjë.

“Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore ; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale.

Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha avokati.

Zjarr Tv Ad