I ftuar në një intervistë televizive, ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi është shprehur se pas arrestimit të Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit qëndron kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij.
Sipas tij, drejtësia nuk do ta vërë para përgjegjësisë Edi Ramën dhe se të emëruarit në SPAK janë prokurorë që janë vendosur aty politikisht.
Sipas tij, Rama me paratë e pista do të shpopullojë vendin dhe se po përdor Bashën duke i përdorur votat e tij në Kuvend.
Maliqi: Pas Lefter Kokës dhe Tahirit qëndron kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit të tij. Nuk mund të mbushet vendi me drogë pa dijeni ne Ramës dhe nuk mund të arrestohet vetëm ministri. Kjo është një shitje që i është bërë atij. Ndërkohë partia Demokratike mban vetëm flamurin dhe bën kot zhurmë se këto fakte kanë dalë qysh më herët nga LSI dhe Sali Berisha.
Unë nuk pres drejtësi që ta vërë para drejtësinë Ramën. Të emëruarit në SPAK janë emërime politike, ashtu sikurse janë në Vetting dhe KLGJ e KLP. E kam thënë edhe në parlament këtë gjë. Nuk është habi sepse qëllimi i Ramës me paratë e pista, ka qenë dhe mbetet shpopullimi i vendit dhe varfërimi i tij. Ai e ka në dorë kryetarin aktual të PD-së dhe i përdor votat në Kuvend. Por unë kam besim se në 6 mars do të vijë ndryshimi.