Ish-deputeti i PD-së publikon pamjet alarmante: Duhet ndërhyrje urgjente, shteti nuk po reagon

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Luan Baci, ka postuar një video duke denoncuar se pylli i Semanit po digjet me shpejtësi. Ai akuzon shtetin dhe autoritetet se nuk po marrin asnjë veprim për shuarjen e flakëve.

“VAZHDON DJEGIA E PYLLIT NE SEMAN TE FIERIT

Pylli i Semanit ne Fier vazhdon te digjet dhe flaket po perparojne me shpejtesi, duke perpire siperfaqe te tera dhe duke mos kursyer asgje qe i del perpara.

Reagimi i vaket dhe me shume vonese i institucioneve pergjegjegjese, tashme ja ka lene vendin, lenies ne meshiren e fatit dhe mos vazhdimin e punes per te bere te mundur, ndalimin, mosperhapjen dhe shuarjen e zjarrit.

Prokuroria duhet te nise hetimet, policia duhet te jete ne krye te detyres dhe cdo institucion duhet te angazhohet, ne pergjegjesine e vet, per gjetjen e shkaktareve te kesaj zjarrvenie, qe ne shume raste, behen edhe te qellimshme.

Mosreagimi i shtetit, i institucioneve perkatese, per gjetjen e shkaqeve te kesaj zjarrvenje, gjetjen e autoreve, dhe per me shume, ndalimin dhe shuarjen e flakeve, qe po perparojne frikshem dhe paralajmerojne per deme te medha, i ben keta te fundit po kaq fajtor dhe i ngarkon me pergjegjesi ligjiore.

P.S. Video e publikuar me poshte eshte e realizuar nga banore te zones, per rrethe, dhe e ketyre momenteve.
Ata bejne apel, per pergjegjshmeri, te shtetit dhe nderhyrje me me shume forca, mjete, mposhtjen e flakeve dhe venien para pergjegjesise te shkaktareve te kesaj zjarrvenie dhe te atyre qe po behen bashkefajtore, ne keqmenaxhimin e saj”
, shkruan Baci.

Zjarr Tv Ad