Ish-deputeti i PS-së ironizon ministrat: Kur nuk kënaqin shefin, ai ngrihet në mëngjes dhe i largon nga detyra

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti Eduart Ndocaj i ftuar ditën e sotme në Fax News foli në lidhje me aktualitetin politik në vend.

Duke ju referuar ndryshimeve janë qeveri, Ndocaj tha se për çdo gjë në qeveri vendos kryeministri Edi Rama dhe vendi jonë tashmë është kthyer në një sistem diktatorial, kun a drejton mafia komuniste.

Ndocaj bëri thirrje për zgjedhjet e 25 prillit që mos ta shesin votën qytetarët dhe mos të servilosen nga bandat dhe nga klasa politike e korruptuar.

“Ardhja ime në parlament ishte aksidentale, duke qenë se bandat kishin ndërtuar politikën shqiptare dhe unë kam hyrë pas ligjit të dekriminalizimit. Nuk kam thënë kurrë që kam qenë deputet i PS por kam qenë deputet i shqiptarëve. Kam bashkëpunuar me qeverinë Rama aty ku unë e kam parë të dobishme.
Kjo qeveri nuk po bën asgjë tjetër. Ministrja Arsimit është kukull.

Nuk është larguar për racizëm, është larguar se nuk di që të bëjë atë detyrë. Nuk janë të lirë kjo është evidente, dhe kemi një kryeministër që e vendos se kush do të jetë në qeveri sot. Ajo karrige është simbol i komoditetit dhe vjedhin aq sa mundin. Kur nuk arrijnë të kënaqin shefin, kryeministri çohet në mëngjes dhe vendos për to ti largojë nga detyra. Këto i kanë dhënë një forcë të jashtëzakonshme kryetarit.

Unë nuk do të kisha shanse të isha në listat e PS-së sepse unë nuk jam servil i pushtetit. Këto deputetë nuk kanë asgjë për të qenë ministër që të marrin një vendim. Ky është një sistem diktatorial.

Unë do ti kërkoj shqiptarëve qe mos ta shesin votën, mos të servilosen nga bandat dhe nga klasa politike kaq e korruptuar. Është një turp që pas 30 vitesh na drejton mafia komuniste. Aleanca Demokristiane është një mundësi sepse ne jemi e vetmja shpresë. Ndërkombëtarët kanë marrë valixhet dhe kanë ikur me lekë. Vetëm këtë kanë bërë duke bërë deklarata sikur Shqipëria është në rrugën e duhur.”- tha Ndocaj.

Zjarr Tv Ad